Në një veprim të madh të koordinuar të kryer herët këtë mëngjes, policia gjermane kreu kërkime në Berlin dhe shtetin federal të Brandenburgut si pjesë e hetimit të organizatës së ndaluar për shkak të lidhjeve të pretenduara me ekstremizmin islamik.
Rreth 800 oficerë policie, përfshirë forcat speciale, morën pjesë në operacion, në të cilin u kontrolluan apartamente në lidhje me anëtarët e asaj organizate, deklaruan autoritetet për agjensinë DPA.
Qëllimi kryesor i bastisjeve është marrja e provave dhe asnjë arrestim nuk është raportuar deri më tani.
Autoritetet e Berlinit thanë se detaje shtesë do të njoftohen më vonë sot në një konferencë shtypi.
© SYRI.net