Çapuni: Të vendosin qytetarët në zgjedhje

Çapuni: Të vendosin qytetarët në zgjedhje

15:45, 24/02/2021

Ish kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Ilir Çapuni, tregoi se fillimi i bashkëpunimit me PDS-në daton që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, kur Forca mbajti postin e kryetarit të Komunës. 

Sipas tij që atëherë ka pasur bashkëpunim të mirë me Qeverinë e Malit të Zi të cilën e kanë përkrahur edhe formalisht. 

"Vizioni ynë ishte i qartë: ne u përpoqëm për zhvillimin e qytetit dhe konsolidimin e administratës së Komunës dhe shërbimeve të saj. Ne vepruam me sukses megjithë orekset e ndryshme dhe pengesat nga partnerët e atëhershëm të koalicionit tradicional. Para zgjedhjeve lokale të vitit 2018, u premtua se nuk do të kishte zhvillim nëse PDS nuk merr pozitën e kryetarit të Komunës, duke u dërguar asokohe edhe sot një mesazh të caktuar votuesve se shqiptarët nuk janë të aftë të drejtojnë dhe zhvillojnë komunën e tyre", tha Çapuni.

Ish kryetari i Kuvendit të Ulqinit shtoi se ne menduam se ata do të vazhdonin vizionin tonë të zhvillimit dhe hymë në një marrëdhënie zyrtare me PDS-në e cila përfaqësoi edhe partnerët e saj tradicionalë. Ne në trashëgimi lamë projekte të gatshme, aranzhime të kredive dhe një sistem të konsoliduar të punës. Ne ishim të gatshëm për të marrë pjesë në realizimin e planit strategjik të qytetit dhe vizionin e zhvillimit.

Ai tregon se së shpejti filluan sygjerime të paarsyeshme, menaxhim i kotë dhe i paaftë i qytetit në çdo aspekt. Sigurisht, ky dallim i vizioneve dhe karakteristikave personale të përfaqësuesve tanë në Komunë u pa që në fillim. Edhe gjatë debateve në Kuvend, mund të vërehej se kishim një koalicion bipolar i cili kishte PDS me partnerë tradicionalë në njërën anë dhe Forca në anën tjetër. Kjo ndodhte edhe në takimet e koalicionit ku ne ishim të gatshëm për zgjidhjen e problemeve dhe trajtimin e duhur dhe jo thjesht për ngritjen e duarve dhe aminizimin e akteve të paqarta, premtimeve dhe interesave të paqarta që u bënin gjatë takimeve të izoluara të koalicionit tradicional në të cilin ne as nuk ishim të ftuar e as nuk do të merrnim pjesë.

"Parimisht, për shkak të mungesës së vullnetit të kontraktorëve, kontrata përfundon. Një marrëveshje e dytë mbetet në fuqi ama, zyrtare ose jo,  midis PDS-së dhe partnerëve tradicionalë të tyre, për vullnetin,  arsyet dhe vizionin e të cilës do të vendosin qytetarët në zgjedhje", tha Ilir Çapuni nga Forca e Re Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco