Malajzia deporton mbi 1000 persona në Birmani, pavarësisht urdhrit të një gjykate

Malajzia deporton mbi 1000 persona në Birmani, pavarësisht urdhrit të një gjykate

10:33, 24/02/2021

Malajzia ka deportuar në Birmani 1086 persona duke sfiduar kështu një urdhër gjykate dhe apelin e grupit për të drejtat e njerëzve që të ndalet ky proces.

Organizatat e të drejtat të njerëzve kanë bërë të ditur se grupi i të deportuarve përfshin disa monoritete etnike të cilat kanë vuajtur keqtrajtime e persekutime në Biramani, raporton BBC.

Sipas tyre, kthimi i këtij grupi në Birmani vend ky në të cilin shtetin e ka marrë në dorë ushtria, do t’i vinte ata përballë një rreziku shumë të lartë. Mirëpo, autoritetet malajzeze kanë thënë se ata që janë kthyer mbrapshtë në Birmani nuk ishin azilkërkues.

Shumë shtete deri tani kanë aplikuar sanksione ndaj Birmanisë ose i kanë prishur marrëdhëniet me këtë vend, pas grusht-shtetit të ushtrisë në fillim të këtij muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco