Kaloi 12 vjet në burg për vrasjen që se kreu, vdiq nga sëmundja e rëndë sapo u lirua

Kaloi 12 vjet në burg për vrasjen që se kreu, vdiq nga sëmundja e rëndë sapo u lirua

23:34, 23/02/2021

Një burrë nga Kansasi i cili kaloi 12 vjet prapa hekurave pasi u dënua padrejtësisht për vrasje ka vdekur nga kanceri vetëm 108 ditë pasi u shfajësua dhe u la i lirë.

Olin ‘Pete’ Coones Jr, 64 vjeç, ndërroi jete në Kansas City për shkak të kancerit. Sëmundja siç thanë avokatët e tij nga Projekti i Pafajësisë Midëest, nuk ishte diagnostikuar dhe kishte mbetur e patrajtuar gjatë kohës që ai ishte në burg.

“Në këtë moshë, ai hyri përsëri në botën e lirë me një trup të thyer”, u shprehën juristët.

“E lanë të takohej me të afërmit vetëm 3 muaj e gjysmë përpara se të vdiste. Kishte vite që lutej për këtë ditë. Pete e donte shumë familjen e tij ”, shtuan ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco