Forca e re Demokratike del nga koalicioni lokal i Ulqinit, jep dorëheqje edhe kreu i Kuvendit

Forca e re Demokratike del nga koalicioni lokal i Ulqinit, jep dorëheqje edhe kreu i Kuvendit

18:43, 23/02/2021

Forca e re Demokratike ka dalë nga koalicioni lokal në Komunën e Ulqinit, derisa Kryetari i Kuvendit atje ka jep dorëheqje shkruan Syri.net Kosova.

Lajmi e ka bërë të ditur përmes një postimi, ky subjekt politik shqiptar në Mal të Zi.

"Me një shumicë të gjërë, e cila duhej të garantonte stabilitet politik dhe përkrahje të gjërë nga ana e pushtetit qendror, pas tre viteve funksionim vlerësojmë që ky koalicion nuk ka përmbushur obligimet ndaj qytetareve dhe nuk ka realizuar asnjë pikë nga marrëveshja e nënshkruar nga partnerët e koalicionit për zhvillimin e qytetit të Ulqinit në të gjitha fushat e me fokus të veçantë zhvillimin ekonomik nepërmjet investimeve kapitale dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Sonte jemi ftuar nga PDS për të diskutuar jo për këto çështje, por për të diskutuar për kandidatin e kryetarit të Komunës së Ulqinit. Bëjme me dije që Forca e Re Demokratike nuk do të marrë pjesë për arsyet se ne veç kemi deklaruar që nuk do të përkrahimn asnjë kandidat nga lista e dëshirave të PDS për të cilën është licituar me emra të ndryshëm duke e devalvuar kështu rolin e kryetarit të Komunës dhe votën e qytetarit.", thuhet mes tjerash në njoftim.

Posted by Forca E Re Demokratike on Tuesday, February 23, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco