Gjykata në Indi liron me kusht aktivisten për ndryshimet klimatike

Gjykata në Indi liron me kusht aktivisten për ndryshimet klimatike

12:56, 23/02/2021

Një gjykatë indiane e ka liruar me kusht aktivisten 22 vjeçare për ndryshimet klimatike e cila u arrestua për ndarjen e një dokumenti që kishte për qëllim të ndihmonte fermerët që protestojnë kundër ligjeve të reja bujqësore.

Policia tha që Disha Ravi ishte “komplotiste kryesore” në “formulimin dhe shpërndarjen” e një thirrjeje proteste.

Ata e kanë akuzuar Ravin për kryengritje dhe komplot – akuza që ajo i ka mohuar.

Aktivistët e kanë quajtur arrestimin e saj një paralajmërim për ata që duan të tregojnë mbështetje për protestat anti-qeveritare.

Dhjetëra mijëra fermerë kanë protestuar për tre muaj kundër ligjeve të reja, për të cilat thonë se do të përfitojnë vetëm korporatat e mëdha, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ravi u arrestua nga policia e Delhit më 13 shkurt nga shtëpia e saj në qytetin jugor të Bengaluru (ish Bangalore).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco