'Hotelet britanike të karantinës janë sitë me shumë vrima', kritikon profesoresha australiane

'Hotelet britanike të karantinës janë sitë me shumë vrima', kritikon profesoresha australiane

12:17, 23/02/2021

Një epidemiolog i famshëm australian  e ka krahasuar sistemin e hoteleve karantinë në Mbretërinë e Bashkuar me një sitë me shumë vrima, gjatë një diskutimi me deputetët për heqjen e bllokimit.

Profesor Catherine Bennett, nga Universiteti Deakin në Victoria, tha se mbyllja e kufijve kishte qenë një nga "mjetet kryesore" të Australisë në mbajtjen ulët të niveleve të infeksionit dhe mbrojtjen e ekonomisë së saj të brendshme.

Duke folur për të gjithë Grupin Parlamentar për koronavirusin ajo tha se Australia kishte forcuar sistemin e saj të karantinës në hotel në përgjigje të varianteve të reja, duke përfshirë testimet shtesë, raporton PA Media.

Ajo vërejti se sistemi britanik i hoteleve karantinë - i cili sapo është futur, zgjat vetëm 10 ditë dhe dhe i lejon njerëzit të bëjnë fiskulturë - demonstron një ndryshim në mënyrën se si Australia dhe Britania e Madhe perceptojnë bllokimet.

"Nëse keni ndërmend të hapni më shumë në sitë, atëherë pse mërziteni me sitën?!" tha Prof. Bennett tha.

Ajo shtoi se Australia tani po e sprovonte personelin e hoteleve karantinë çdo ditë, përfshirë ditët e tyre të pushimit dhe kishte vendosur kushte shumë më të rrepta për ekuipazhet ajrore australiane të cilave më parë u ishte lejuar të ktheheshin në shtëpi midis ndërrimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco