Perandori japonez: Pas pandemisë na pret një e ardhme e ndritur

Perandori japonez: Pas pandemisë na pret një e ardhme e ndritur

09:42, 23/02/2021

Perandori i Japonisë, Naruhito tha se shpreson për një "të ardhme të ndritur" pasi të përfundojë pandemia e koronavirusit .

Në konferencën për media të mbajtur me rastin e ditëlindjes së tij të 61-të, Naruhito bëri vlerësime rreth pandemisë së COVID-19 në vendin e tij, tërmetit në Fukushima në mars 2011 dhe anëtarëve të familjes perandorake.

Naruhito shprehu ngushëllime për familjet e atyre që humbën jetën për shkak të COVID-19 vitin e kaluar dhe falënderoi personelin e kujdesit shëndetësor për përpjekjet e tyre. "Shpresoj për një të ardhme të ndritur pasi populli të kapërcejë pandeminë e COVID-19, me durim dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin", tha ai.

Naruhito theksoi se do të vizitojë rajonin në përvjetorin e tërmetit dhe cunamit që ndodhi më 11 mars 2011 në rajonin Tohoku në verilindje të vendit. "Ndjej që plagët e njerëzve të rajonit nuk janë shëruar", tha ai.

Duke kujtuar tërmetin 7.3 ballë të regjistruar më 13 shkurt në të njëjtin rajon, Naruhito tha se kujton tërmetin dhe cunamin e Japonisë që ndodhi 10 vjet më parë. Ai tha se "Japonia duhet ta shohë Tërmetin e Madh të Lindjes si pjesë e së tashmes, jo e së kaluarës".

Në mbledhje Naruhito theksoi se fëmija i vetëm i tij, Princesha Aiko, e cila do të mbushë 20 vjeç në dhjetor 2021, nuk do të jetë në gjendje të marrë fronin, për shkak të Aktit të Punëve Perandorake të vitit 1947 që vetëm "burrat me atësi mund të ulen në fron".

Ndërsa Naruhito nuk iu përgjigj pyetjes për një ndryshim të mundshëm të ligjit që do të lejojë anëtarët femra të ulen në fron në mungesë të një burri në familje.

Lidhur me martesën e mbesës së tij Princeshën Mako me të dashurin e saj në kolegj, perandori japonez tha: "Shpresoj që të krijohet një mjedis në të cilin shumë njerëz janë të lumtur, siç tha babai i saj, Princi i Kurorës Fumihito".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco