E hodhi bashkëshorten nga shkëmbi pas selfies romantike, publikohet prova që fundos 40 vjeçarin

E hodhi bashkëshorten nga shkëmbi pas selfies romantike, publikohet prova që fundos 40 vjeçarin

09:31, 23/02/2021

U shkruajt gjatë në mediat turke dhe jo vetëm për historinë e tyre.

Dhe është fjala për çiftin turk, ku dyshohet se 40 vjeçari, Hakan Aysal ka hedhur nga shkëmbi gruan e tij shtatzënë, Semra Aysal 32 vjeçe.

Në aktakuzën e përgatitur për krimin e ‘vrasjes me dashje’ ndaj burrit, thuhet se ai ‘planifikoi vrasjen e gruas së tij duke marrë së pari një sigurim personal aksidenti në emër të saj me një garanci prej 400,000 Lira Turke (rreth 47 mijë euro) dhe ku përfituesi i vetëm ishte vetë ai’.

Dhe së fundmi janë publikuar imazhe ndërsa Semra Aysal po shkonte në zonën shkëmbore ku ajo humbi jetën.

Video është xhiruar në të njejtën datë nga një familja që ishte aty pranë.

Ata panë çiftin teksa zbrisnin dhe janë shprehur se Aysal shtatzënë u mor nga burri i saj me forcë.

 Naim Yolcu, vëllai i Semra Aysal, e cila humbi jetën, tha: "Pasi ky incident u reflektua në shtyp, erdhën shumë informacione. Dhe një nga ato ishte dhe dëshmia e kësaj familje. Ne falenderojmë të gjithë njerëzit që janë të gatshëm të nga ndihmojnë në zbardhjen e çështjes'.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco