Konflikti I hapur dhe kërcënimet në distancë mes Turqisë dhe Greqisë duket se edhe ps raundit të parë të bisedimeve nuk po ndalin.
Sipas mediave greke, Turqia po provokon duke përgatitet një stërvitje të quajtur "Atdheu i Kaltër" nga 25 shkurt deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe.
Siç është njoftuar, 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi do të nisen për në Egje dhe Mesdhe , ndërsa Cesme është në Egje.
Të gjitha këto pretendime mbështeten edhe në titujt e gazetave turke që I kanë bërë jehonë stërvitjes greko-amerikane në afërsi të kufirit turk.
Në këtë kontekst, në faqen e parë të Yeni Safak thuhet "Për kë është kjo përgatitje?", Ndërsa Hurriyet boton një artikull "Zbarkimi i forcave Amerikane në Aleksandropolis".
Deniz Kuvvetleri Komutanl???n?n planl? tatbikatlar?ndan olan Mavi Vatan-2021 Tatbikat?, 25 ?ubat-07 Mart 2021 tarihleri aras?nda Ege Denizi ve Akdeniz’de icra edilecektir.https://t.co/nMDqubNym5#MSB #TSK pic.twitter.com/xBWkbQsqED
— T.C. Millî Savunma Bakanl??? (@tcsavunma) February 22, 2021
© SYRI.net