Presidenca e Kongos mbështet hetimin për vrasjen e ambasadorit italian

Presidenca e Kongos mbështet hetimin për vrasjen e ambasadorit italian

09:39, 23/02/2021

Një ekip nga presidenca e Republikës Demokratike të Kongos do të shkojë në qytetin Goma për të mbështetur hetimet mbi vrasjen e ambasadorit italian.

Ekipi do të largohet të martën dhe do t'i raportojë rregullisht kreut të shtetit.

"Një emisar i Presidentit të Republikës do të vizitojë Italinë të marten në 23 shkurt për t'i dhënë një letër personale Presidentit të Këshillit Italian," raporton shtypi presidencial.

Në një mesazh të botuar në Tëitter, Presidenti Felix Tshisekedi tha se ishte i tronditur pas vrasjes së diplomatit italian, Luca Attanasio.

Ai dënoi sulmin terrorist që kishte në shënjestër, kolonën ku udhëtonte ambasadori, i cili ishte në bordin e një automjeti të Programit Botëror të Ushqimit.

Presidenti udhëzoi shërbimet përkatëse të hedhin dritë mbi këtë krim të rëndë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që autorët të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco