Humbin jetën 6 anëtarë të ushtrisë meksikanë pas një aksidenti ajror

Humbin jetën 6 anëtarë të ushtrisë meksikanë pas një aksidenti ajror

10:21, 22/02/2021

Gjashtë anëtarë të ushtrisë meksikane u vranë sot në një aksident kur një aeroplan i forcës ajrore meksikane u rrëzua në shtetin e Veracruz, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e atij vendi.

Aksidenti ndodhi ndërsa avioni "Lirjet 45" u ngrit nga aeroporti në komunën e Emiljano Zapata, thuhet në njoftimin e ministrisë, e cila u transmetua nga Reuters.

Viktimat nuk janë identifikuar dhe ushtria do të kryejë një hetim, shtoi ministria.

Nuk dihet ende se sa njerëz ishin në aeroplan, sipas agjencisë britanike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco