Mianmar, shkon në tre numri i viktimave nga protesta kundër juntës ushtarake

Mianmar, shkon në tre numri i viktimave nga protesta kundër juntës ushtarake

16:28, 20/02/2021

 

Dy protestues u vranë dhe disa u plagosën rëndë në ndërhyrjen e sotme të policisë në Mianmar, raportuan mediat botërore, duke deklaruar se konflikti me forcat e sigurisë zgjati për disa orë.

Një mjek i tha Irrawaddy News se disa protestues u ankuan për gaz lotsjellës dhe se një person u plagos gjatë një ndërhyrjeje policore.

Protestat mbi grushtin e shtetit në Mianmar nuk janë qetësuar, protestuesit kanë dalë në rrugë sot në një numër qytetesh, duke përfshirë pakica etnike, shkrimtarë, poetë dhe punëtorë, të gjithë të bashkuar në kërkesën për t'i dhënë fund qeverisjes së juntës ushtarake dhe lirimin e kryeministrit Aung. San Su Qi dhe të arrestuarit e tjerë politikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco