Gazetari rus Vladimir Solovyov kishte lavdëruar nazizmin, Letonia e shpall ‘person non-grata’

Gazetari rus Vladimir Solovyov kishte lavdëruar nazizmin, Letonia e shpall ‘person non-grata’

21:07, 19/02/2021

Ministri letonez i Punëve të Jashtme, Edgars Rink?vi?s ka marr vendim që të përfshijë në listën e personave të padëshiruar për vendin, propaganduesin rus Vladimir Solovyov.

Sipas një shkrimi në Twiiter, Rink?vi?s ka thënë se, shpallja non-grata e Solovyovit vjen pasi ky i fundit kishte lavdëruar nazizmin.

“Në bazë të Nenit 61 (2) të Ligjit të Emigracionit, unë kam marrë një vendim që ta përfshijë shtetasin rus Vladimir Solovyov në listën e personave të padëshirueshëm për Republikën e Letonisë, duke vendosur një ndalim për të hyrë në Letoni për një kohë të pacaktuar. Lavdërimi i nazizmit nuk është i pranueshëm për Letoninë”, ka shkruar Rink?vi?s.

Siç raportojnë mediet ruse, Solovyov e kishte quajtur Adolf Hitlerin si “njeri shumë i guximshëm”, ndërsa kishte kritikuar ashpër liderin rus të opozitës, Alexey Navalny. Ai gjithashtu ka prodhuar një dokumentar për Benito Mussolini, duke admiruar arritjet e udhëheqësit fashist.

Ditë më parë, Këshilli letonez për Mediet Elektronike ka përjashtuar 16 kanale televizive propaganduese ruse nga lista e programeve në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco