E godet vazhdimisht me shkop bejsbolli, kalimtari i rastit e shpëton nga më e keqja

E godet vazhdimisht me shkop bejsbolli, kalimtari i rastit e shpëton nga më e keqja

19:21, 19/02/2021

Një video rrëqethëse që e ka siguruar New York Post, shfaq një burrë i cili me shkop bejsbolli rrah brutalisht një burrë tjetër dhe atë në mes të ditës në rrugët e Brooklynit.

E po të mos ishte një kalimtar rasti që ndërhyn për ta qetësuar situatën, viktima e sulmit brutal sigurisht se tani do të ishte i vdekur.

Ashanti Robinson, 46-vjeç, po ballafaqohet me akuza për sulm fizik që kishte ndodhur në Flatbush Avenue, ka bërë të ditur policia e New Yorkut.

Në video shihet se Robinson vazhdimisht e godet me shkop burrin që ishte në biçikletë. Por po të mos ishte një kalimtar rasti, përfundimi i kësaj ngjarje sigurisht se do të ishte më i rëndë.

Por nuk dihet se çfarë nxiti këtë sulm, por policia ka bërë të ditur se dyshja nuk janë njohur mes vete më parë, e viktima është dërguar në spitalin Kings, nga ku është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore është kritike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco