Hetimet në Kolumbi/ Ushtria ka ekzekutuar 6 400 persona pa gjyq

Hetimet në Kolumbi/ Ushtria ka ekzekutuar 6 400 persona pa gjyq

13:17, 19/02/2021

Ushtria e Kolumbisë kreu të paktën 6,400 vrasje pa gjyq dhe i paraqiti ato si vdekje luftarake midis 2002 dhe 2008, një numër që është të paktën tre herë më i lartë se sa vlerësohej më parë, ka thënë një gjykatë speciale.

Gjykata Speciale e Juridiksionit për Paqen (JEP) po heton krimet dhe mizoritë e kryera gjatë gjysmë shekulli të konfliktit të armatosur midis trupave qeveritare dhe Forcave Revolucionare të Armatosura të Kolumbisë (FARC), rebelët Marksistë të cilët vunë armët pas një marrëveshje historike të paqes në 2016. Ka një mandat 10-vjeçar.

Deri vitin e kaluar, zyra e prokurorit publik kishte pranuar vetëm 2,249 ekzekutime të civilëve midis 1988 dhe 2014 - shumica e të cilave u kryen midis 2006 dhe 2008, gjatë presidencës së Alvaro Uribe, mentorit politik të Presidentit aktual Ivan Duque.

Gjenerali Mario Montoya, i cili ishte komandant i ushtrisë në atë kohë, është figura ushtarake e nivelit më të lartë që ka dëshmuar para gjykatës. Dëshmitarët e kanë fajësuar atë për vrasjet, por Montoya ka thënë se ai nuk ka marrë pjesë në urdhërimin e ekzekutimit të civilëve.

Avokati i Montoya, Andres Garzon, i mohoi agjensisë së lajmeve AFP në vitin 2020 se kishte një politikë më të gjerë ushtarake për të fryrë numrat me vrasje pa gjyq, duke argumentuar se vetëm 2,140 personel ushtarak ishin aktualisht nën hetim, më pak se një përqind e numrit të përgjithshëm të trupave që veprojnë në atë kohë.

"Kjo tregon se nuk kishte kurrë një direktivë ndaj ushtrisë për të kryer veprime të tilla mizore," tha ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco