Bloomberg/ Lufta për pasurinë më të madhe në glob, Jeff Bezos kalon Elon Musk

Bloomberg/ Lufta për pasurinë më të madhe në glob, Jeff Bezos kalon Elon Musk

11:42, 19/02/2021

Dy janë njerëzit që prej kohësh luftojnë për vendin e më të pasurit në botë, ajo mes Elon Musk dhe Jeff Bezos.

Pasuria e shefit ekzekutiv të Tesla Inc. u rrit në 199.9 miliardë dollarë pasi kompania e raketave që ai themeloi përfundoi një tjetër raund financimi, duke e kaluar atë në majë të Indeksit të Miliarderëve Bloomberg për herë të dytë këtë vit.

Ai tejkaloi Jeff Bezos të Amazon.com Inc., por ky i fundit riktheu shkurtimisht titullin si personi më i pasur në botë këtë javë, pasi aksionet e Tesla ranë dhe tërhoqën vlerën e neto të Musk.

Tani Bezos vlen 194.2 miliardë dollarë.

SpaceX mblodhi edhe 850 milion dollarë të tjerë këtë muaj nga një grup investitorësh të udhëhequr nga Sequoia Capital.

Raundi vlerëson kompaninë në 74 miliardë dollarë, një rritje prej 60% nga gushti dhe ndihmoi në rritjen e pasurisë së Musk me rreth 11 miliardë dollarë, sipas indeksit.

Gjithashtu këtë javë, Musk ftoi Presidentin rus Vladimir Putin në një bisedë në Clubhouse, aplikacioni i mediave sociale.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se Putini nuk përdor media sociale, por shtoi se ftesa ishte “pa dyshim shumë interesante”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco