UDSh-ja, regaon ndaj sulmit të autobusit nga Kosova në Berane

UDSh-ja, regaon ndaj sulmit të autobusit nga Kosova në Berane

11:23, 19/02/2021

Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi dënon ashpër sulmin ndaj autobusit të agjensionit turistik “Gjafa Tours” nga Kosova, në qytetin e Beranes.

UDSH-ja, vlerëson se veprimet e tilla, të cilat krijojnë maltretime të udhëtarëve duhet të dënohen rreptësisht. Ftojmë autoritet e shtetit dhe organet  e rendit që të zbardhin sa më parë  rastin, dhe të marrin masa sipas Ligjit  kundër autorëve të këtij sulmi, dhe të sjellë  para drejtësisë kryerësit e këtyre veprave të shëmtuara.

SIpas UDSH-së lëvizja e lirë e pa pengesë është  parim themelor i BE-së, dhe përkushtim  i deklaruar institucional. Urojmë që këto raste të jenë një e shkuar e hidhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco