Afganistan/ Vritet me bombë një profesor i Universitetit të Kabulit

Afganistan/ Vritet me bombë një profesor i Universitetit të Kabulit

15:14, 18/02/2021

Mubasher Muslimjar, një profesor në Universitetin e Kabulit, u vra kur një bombë goditi makinën e tij në kryeqytetin Afganistan.

Një profesor i ligjit islamik, u vra në Kabul së bashku me një person tjetër, tha zëdhënësi i policisë Ferdavs Faramarz, njoftoi Reuters.

Identiteti i personit tjetër të vrarë nuk u bë i ditur menjëherë, por media njoftoi se ai ishte gjithashtu një profesor.

Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët qeveritarë thonë se fajtorët janë kryengritësit talebanë, të cilët përdorin taktikat e futjes së frikës për të shmangur viktima të mëdha civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco