Një polic është pezulluar nga puna në Peru pasi u kap duke puthur një grua të re, të cilën fillimisht ishte duke e dënuar për shkeljen e orës policore në pandemi.
Nga pamjet e siguruara nga një kamerë sigurie shihet që polici puthet me gruan pasi duket se ajo mundohet ta bindë zyrtarin që të mos e ndëshkojë në këmbim të puthjes, shkruan Daily Mail.
Polici i paidentifikuar u detyrua që të largohet përkohësisht nga vendi i punës, ndërsa autoritetet në kryeqytetin peruan, Lima, po zhvillojnë hetime për këtë rast.
Ibero Rodriguez, zyrtar për sigurinë e qytetarëve, tha: “Kryetari ynë, Luis Molina, e ka marrë vendimin për ta pezulluar menjëherë këtë polic. Ekzistojnë disa shkelje. Gruaja e re nuk e respekton distancën sociale dhe ai e lejon këtë gjë. Më pas, ai e heq maskën dhe ia jep një puthje.”
Duke konfirmuar se polici i pezulluar nga puna asnjëherë nuk ka bërë probleme më parë, ai shtoi: “Ky veprim është shumë serioz në vete dhe për këtë arsye ai është pezulluar”.
Ndryshe, Peruja është në mesin e shteteve më të prekura nga pandemia në Amerikën Jugore. Që nga fillimi i pandemisë, në këtë vend janë shënuar mbi 44.000 viktima të sëmundjes Covid-19.
© SYRI.net