Princi Filip po trajtohet në një spital luksoz që njihet për shërbime tepër të veçanta

Princi Filip po trajtohet në një spital luksoz që njihet për shërbime tepër të veçanta

12:14, 18/02/2021

 

Duka i Edunburgut, Princi Filip, është duke u trajtuar në spitalin ekskluziv “King Edward VII” në Londër, ku u dërgua për të katërtën herë në katër vjetët e fundit. Ky spital njihet për kushtet jashtëzakonisht të mira për pacientët.

Spitali, që ndodhet buzë një rruge të qetë në Marylebone dhe ka vetëm 56 shtretër në të gjitha repartet, ishte ndërtuar në vitin 1899 për t’i trajtuar ushtarët dhe qytetarët e rëndomtë pas Luftës së Dytë të Boerit

Pallati Buckingham tha se princi është dërguar përsëri në spital pasi kishte qenë tri herë më parë aty në katër vjetët e fundit pas këshillave të mjekut personal pasi 99-vjeçari nuk u ndie mirë, shkruan Daily Mail

Në këtë spital më parë janë trajtuar edhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore britanike, përfshirë Mbretëreshën Elizabetë, Princeshën Margaret, Princin Charles dhe Dukeshën e Kejmbrixhit.

Spitali njihet për kushtet e mira që ofron për pacientët VIP që pret. Brenda ndërtesës ka pishinë, ndërsa pacientëve u shërbehet ushqim nga një meny e veçantë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco