Përkeqësohet gjendja e Princ Philipit,  shtrohet në spital pas këshillimit me mjekët

Përkeqësohet gjendja e Princ Philipit, shtrohet në spital pas këshillimit me mjekët

16:13, 17/02/2021

Mbrëmjen e së martës, Princi Philip është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, raportoi Pallati Buckingham.

Sipas burimeve, Duka i Edinburgh, 99-vjeçar, u shtrua në spitalin King Edward VII në Londër.

‘Duka u dërgua në spital me makinë, si masë paraprake pasi u këshillua nga mjeku’, raporton BBC.

Ai pritet të qëndrojë në spital për disa ditë nën vëzhgimin e mjekëve.

Burimi tha se Princi Philip kishte disa ditë që ndihej keq, por jo për shkak të koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco