Trump kritikon udhëheqësin e Republikanëve në Senat, Mitch McConnell: ‘Mitch është një mashtrues politik i ngrysur...’

Trump kritikon udhëheqësin e Republikanëve në Senat, Mitch McConnell: ‘Mitch është një mashtrues politik i ngrysur...’

10:51, 17/02/2021

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump dënoi udhëheqësin e pakicës republikane në Senat Mitch McConnell duke e quajtur atë “të mërzitshëm dhe pa buzëqeshje”, raporton CNN.

“Mitch është një mashtrues politik i ngrysur, i mërzitshëm dhe i vrazhdë dhe nëse senatorët republikanë do të vazhdojnë ta mbështesin, ata nuk do të fitojnë më”, tha zoti Trump përmes një deklarate.

“Ai kurrë nuk do të bëjë atë që duhet për vendin tonë.”

Ish-presidenti Trump dhe senatori McConnell u ndanë disa javë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, pasi McConnell e pranoi fitoren e demokratit Joe Biden.

Hendeku midis tyre u zgjerua kur McConnell deklaroi në Senat të shtunën se ish-presidenti Trump ishte “praktikisht dhe moralisht përgjegjës” për sulmin vdekjeprurës të 6 Janarit në Kapitol.

Trump pohoi të martën se të metat e McConnell kishin kontribuar në humbjen e partisë në Senat.

“Ky është një moment i madh për vendin tonë dhe ne nuk mund ta lejojmë të kalojë duke përdorur “liderët e shkallës së tretë” për të ardhmen tonë,” ka thënë Trump.

Ata po përpiqen ta shtyjnë partinë në drejtime të kundërta. McConnell dëshiron kthimin në një parti të përqendruar te buxheti, pro-tregtisë, ndërsa Trump, i cili ende mbështetet nga një pjesë e madhe e votuesve të bazës republikane, mbështet një qasje më populliste.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco