Pas arrestimit të reperit Spanja përfshihet nga protestat dhe dhuna

Pas arrestimit të reperit Spanja përfshihet nga protestat dhe dhuna

09:18, 17/02/2021

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Barcelonë mbrëmjen e 16 shkurtit 2021, pasi policia spanjolle arrestoi reperin Pablo Hasel.

Ai u dënua me nëntë muaj burg  në vitin 2018 për shkak të disa postimeve që sulmonin monarkinë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit. Mirëpo, Hasel kishte refuzuar të dorëzohej në polici për të vuajtur dënimin e tij.

Rasti i Hasel ka shkaktuar një trazirë në Spanjë dhe ka bërë që qeveria të njoftojë se do t’i bëjë ligjet e fjalës së lirë më pak kufizuese.

Për këtë arsye qytetarët janë ngritur  dhe kanë shkaktuar një situatë të tensionuar   në rrugët e qyteteve spanjolle.  Me postera në duar ata kërkojnë menjëherë lirimin e tij ku nuk kanë munguar as sulmet me gurë ndaj policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco