Ish-presidenti i Argjentinës varroset në varrezat islame

Ish-presidenti i Argjentinës varroset në varrezat islame

21:00, 16/02/2021

Ish-presidenti argjentinas, Carlos Saul Menem, të hënën u varros në një varrezë islame në provincën e Buenos Ajresit.

Varrimi i tij erdhi pasi presidenti aktual Alberto Fernandez deklaroi gjatë fundjavës se Argjentina do të respektojë tri ditë zie kombëtare.

“Ai do të pushojë në varrezat islame së bashku me vëllanë tim, edhe pse ai i përmbahej fesë katolike. Por ai do të jetë me vëllanë tim”, tha të dielën vajza e Menemit, Zulemita.

Menemi lindi më 2 korrik të vitit 1930 nga prindër emigrantë sirianë dhe u rrit si mysliman para se të konvertohej në katolicizmin romak për të ndërmarrë një karrierë politike.

Ai u varros pranë djalit të tij Carlos Menem Jr, i cili vdiq në një aksident helikopteri në vitin 1995, shkruan IndeksOnline.

Presidenti Fernandez dhe Zonja e Parë Fabiola Yanez bënë nderimet e tyre.

Fernandezi po ashtu i përcolli ngushëllime ish-gruas së Menemit, Zulema dhe vajzës së tij Zulemita.

Midis masave të forta të sigurisë, një grup njerëzish u mblodhën jashtë varrezave islame të San Justo në lagjen “La Matanza”.

Një ceremoni private u mbajt vetëm me miqtë e ngushtë të Menemit dhe anëtarët e familjes.

Raportet lokale thonë se ka pasur lexim Kurani dhe një recitim të lutjes myslimane.

Pas varrimit, u interpretua kënga e Frank Sinatra-s “My Way”,.

Menemi, një figurë e diskutueshme në politikën argjentinase, përjetoi përkeqësim të shëndetit gjatë vitit 2020, duke u shtruar në spital në disa raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco