‘Izolimin gjatë natës, shkel të drejtat e njeriut’/ Gjykata rrëzon qeverinë, urdhëron heqjen e kufizimit të lëvizjes

‘Izolimin gjatë natës, shkel të drejtat e njeriut’/ Gjykata rrëzon qeverinë, urdhëron heqjen e kufizimit të lëvizjes

20:45, 16/02/2021

Ditën e sotme, një gjykatë në Hagë ka rrëzuar një vendim të qeverisë holandeze për izolimin gjatë natës të popullatës.

Gjykata e ka urdhëruar qeverinë që izolimi i natës për kufizimin e përhapjes së virusit duhet të ndalojë menjëherë, pasi shkel të drejtën e lëvizjes së lire, raporton BBC.

Gjykata arsyeton se “ora policore” nga 21:00 deri në 04:30 të mëngjesit që u vendos nga qeveria me anë të një ligji emergjence nuk është në fakt një “emergjencë akute”.

Vendimi është parë si një fitore për grupin e aktivistëve Viruswaarheid (e vërteta e Virusit). Kryeministri Mark Rutte u ka bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e orës policore.

Qeveria i kërkoi gjykatës të pezullojë vendimin e saj deri në dëgjimin e apelimit që do të mbahet në fund të javës, ndërsa policia tha se është e përgatitur për të dyja skenaret.

“Ne nuk e kishim menduar heqjen e orës policore pasi besojmë se është e nevojshme”, tha Rutte. Kryeministri e përshkroi vendimin e gjykatës ‘si një pengesë’ dhe shtoi se kabineti ka nisur të punojë për një ligj të ri kufizimesh të lëvizjeve, por kjo mund të kërkojë shumë kohë.

Masa për orën policore në Holandë, që u rrëzua nga gjykata, kishte hyrë në fuqi në 23 Janar, me qëllim kufizimin e lëvizjeve në orët e vona kryesisht mes të rinjve, por shkaktoi trazira të ashpra dhe përleshje me policinë në disa qytete. Holanda nuk kishte parë orë policore që pushtimit nazist në Luftën II Botërore.

Gjykata arsyeton në vendimin e saj se frika nga varianti i ri i koronavirusit nuk është një argument i vlefshëm. Sipas gjykatës sistemi shëndetësor vendas ishte  shumë më tepër nën presion vitin e kaluar, kur nuk zbatohej asnjë masë kufizimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco