Përkeqësohet gjendja/ 3 viktima nga dëbora në vendin fqinj, njëri prej tyre po trajtohej me oksigjen

Përkeqësohet gjendja/ 3 viktima nga dëbora në vendin fqinj, njëri prej tyre po trajtohej me oksigjen

17:07, 16/02/2021

Uljet e temperaturave gjatë ditëve të fundit, kanë sjellë edhe reshje të dëborës të cilët kanë pasur me problematika të ndryshme në vendin fqinj.

Nga raportimet nga terreni, mësohet se ka bllokim të rrugëve nga bora, si edhe ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të motit të keq.

Këto problematika të krijuara kanë sjellë fatkeqësisht edhe humbje jetë.

Në Greqi deri më tani janë raportuar 3 viktima më i fundit një 73 –vjeçar nga fshati Mourtias, në Evia. Mediat greke shkruajnë se 73-vjeçari trajtohej me oksigjen dhe ndërprerja e energjisë elektrike si pasojë e motit të keq ka rezultuar fatale për të moshuarin.

Në Evia gjithashtu u raportua edhe për një 80-vjeçar me probleme të frymëmarrjes i cili humbi jetën, ndërsa  ishte bllokuar në banesën e tij nga bora. Pavarësisht se kishte njoftuar grupet e shpëtimit, terreni i vështirë për shkak të borës nuk lejoi që të ndërhynin menjëherë. Edhe pse u bënë përpjekje me helikopter ekipet arritën në banesë pasi 80-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Më herët autoritetet bënë me dije se një 56-vjeçar nga Kreta ndërroi jetën.  Ai ishte bllokuar në Kaminaki për shkak të reshjeve të borës.

Ndërkohë është kërkuar edhe ndihma ushtarake për hapur rrugët dhe për të ndihmuar teknikët në rikthimin e energjisë elektrike për shkak të terrenit të vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco