Lopa futet brenda spitalit, sulmon pacientët

Lopa futet brenda spitalit, sulmon pacientët

17:11, 16/02/2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Kolumbi, ku një lopë u fut në dhomën e pritjes dhe sulmoi pacientët.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë lopën që shkakton panik midis pacientëve në Spitalin San Rafael, shkruan gazeta lokale “Vanguardia”.

Në video shihet se si një pjesë e pacientëve vrapojnë të frikësuar, ndërsa një grua që nuk arriti të largohej, sulmohet nga lopa.

Gazeta “Vanguardia” tha se askush nuk u lëndua rëndë gjatë incidentit dhe shtoi se pronari i lopës shkoi në spital për të kërkuar falje për incidentin dhe pyeti për shëndetin e gruas si dhe për dëmin material. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco