Për gjuhën ofenduese të Vulinit, KKSh-ja do të kërkojnë drejtësi edhe në Gjykatën e Strasburgut

Për gjuhën ofenduese të Vulinit, KKSh-ja do të kërkojnë drejtësi edhe në Gjykatën e Strasburgut

16:17, 16/02/2021

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë,  Aleksandër Vullin duke arsyetuar në parlament përdorimin e termit pezhorativ e ofendues “šiptari” kërkon që shqiptarët të jeni si Esad Pash Toptani.

Në deklarimin e tij thotë që nuk dëshiron që deputetin Shaip Kamberi ta krahasoj me Shaban Palluzhën, por me Esad Pash Toptani.

Duke mos u mjaftuar me gjuhën e urrejtjes Vulini përcakton se çfarë shqiptar e me çfarë karakteristika janë të përshtatshëm për Serbinë!.

Në fjalimin e tij, edhe kërcënon “Kush guxon të kritikoj gjykatën tonë dhe ta kërcënojnë me Strasburgun, në shtetin e pavarur dhe të lirë të Serbisë? “

Kryetari i Këshillit Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafa, tha se është krenar që është shqiptar. 

"Jam i nderuar që më është dhënë rasti të jam në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, në veçanti të shqiptarëve të Luginës. Krenar me historinë e të gjithë heronjëve që kanë mbrojtur pragun e shtëpisë nga agresorët", tha Mustafa.

Ai i tregon Vullinit si ministër i fuqishëm në qeveri, e cili do zyrtari tjetër të lartë do ta kundërshtojmë pa kompromis institucionalizimin dhe legalizimin e gjuhës ofenduese, përçmuese e abuzuese ndaj shqiptarëve.

Sipas Mustafës Gjykata e Lartë ne Beograd, vendosi në mënyrë të paprecedentë në favorin e Vulinit. 

"Ne do ta apelojmë në Gjykatën e Apelit e do të shterim të gjitha mundësitë ligjore brenda sistemit gjyqësor në Serbi. E drejtësi, pa dilemë, do të kërkojmë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg" tha Ragmi Mustafa.

Kryetari i KKSh-së në Serbi, shtoi se ky nuk është kërcënim, kjo është procedura për mbrojtje nga gjuha denigruese e Vulinit.

Drejtësi për të gjithë. Barazi para ligjit për të gjithë, qofsh edhe ministër në Qeverinë e Republikës së Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco