Telashe për ushtrinë greke, Turqia prezanton dronin detar super të fuqishëm

Telashe për ushtrinë greke, Turqia prezanton dronin detar super të fuqishëm

14:09, 16/02/2021

Gara për armatimet më modern në rajonin e Ballkanit duket se po avancon me ritme të shpejta po ashtu edhe deklaratat kërcënuese ndërmjet shteteve.

Turqia krahas teknologjisë së dronëve ka shpikur edhe një armë tjetër të fuqishme që lundron në det.

Anijet sulmuese të cilët drejtohen pa pilot do ta ndihmojë shumë Turqinë që në raste luftimesh të uli në mënyrë të theksuar numrin e ushtarëve në vijën e parë të frontit.

Mjeti lundrues I quajtur ULAQ është I aftë për të zbuluar dhe vëzhguar si mjetet ajrore pa pilot, është gjithashtu i aftë të shkatërrojë objektivat që ka përcaktuar me raketa të drejtuara.

Sipas medieve turke ky mjet ka teknologjinë më të përparuar dhe mundësia për tu zbuluar në kohë është nga armiku është shumë  e vogel, po ashtu ata thumbojnë edhe Greqinë duke e cilësuar mbrojtjen e tyre shumë të ngathët për ta ndaluar këtë pajisje ushtarke.

Ekspertët bëjnë me dije se droni në fjalë ka një kosto të ulët prodhimi dhe ka filluar testimet në detin Egje, ku pritet edhe t’i hapë mjaft punë flotës greke.

Nga ana tjetër, Greqia ka parashikuar të investojë duke blerë katër fregata të reja nga Franca të pajisur me teknologjinë më të fundit për luftë detare. Gjithçka vjen në kuadër të balancimit të forcave në Egje, ku Turqia ka investuar ndjeshëm në dronë dhe anije ushtarake.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco