Grushti ushtarak në Mianmar akuzon lideren Aung San se shkeli kufizimet e Covid!

Grushti ushtarak në Mianmar akuzon lideren Aung San se shkeli kufizimet e Covid!

13:33, 16/02/2021

Policia në Mianmar ka ngritur një akuzë të re kundër udhëheqëses së rrëzuar Aung San Suu Kyi, ka thënë avokati i saj, akuzë që mund ta mbajë për një kohë të pacaktuar pa gjyq, raporton AP.

Khin Maung Zaë tha pasi u takua me një gjykatës në kryeqytetin, Naypyitaë, se liderja Aung San Suu Kyi është akuzuar për shkelje të Nenit 25 të Ligjit për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, i cili është përdorur për të ndjekur penalisht njerëzit që kanë thyer kufizimet e koronavirusit.

Zonja Aung San Suu Kyi, e cila u rrëzua në një grusht shteti ushtarak në 1 shkurt, tashmë është akuzuar për posedim të radio të dorës që ishin importuar pa u regjistruar. Ajo është në arrest shtëpie. Detajet e shkeljeve të pretenduara të masave anti-Covid mbeten të paqarta.

Dënimi maksimal për shkeljen është tre vjet burgim. Sidoqoftë, akuza e re mund ta lejojë atë që të mbahet për një kohë të pacaktuar pa gjyq sepse një ndryshim në Kodin Penal të vendosur nga junta javën e kaluar lejon ndalimin pa lejen e gjykatës.

Protesta me mijëra njerëz po kërkojnë që udhëheqësja e zgjedhur dhe anëtarët e qeverisë së saj të rrëzuar të lirohen nga paraburgimi dhe po zhvillohen në kundërshtim me një urdhër që ndalon grumbullimin e pesë ose më shumë njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco