Edhe pse në bllokim nga pandemia arratisjet nuk ndalen nga Korea e Veriut

Edhe pse në bllokim nga pandemia arratisjet nuk ndalen nga Korea e Veriut

13:10, 16/02/2021

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi sot se kishte kapur një shtetas të Koresë së Veriut i cili kaloi kufirin dhe u përpoq të ikte nga shteti komunist, raporton Reuters.

Agjencia deklaron se Shefat e Përbashkët të Shtabit të Ushtrisë së Koresë së Jugut (SHA) njoftuan se një qytetar i Koresë së Veriut u vu re këtë mëngjes pranë pikës së kontrollit në anën lindore të Zonës së Demilitarizuar (DMZ), pasuar nga një operacion urgjent kërkimi dhe arrestimi të një personi të paidentifikuar.

Ky është një nga rastet e rralla të kalimeve në Korenë e Jugut, pasi bllokimet afatgjata të Koresë së Veriut për shkak të koronavirusit zvogëluan numrin e defektuesve në nivelin më të ulët vitin e kaluar.

Ministri i Koresë së Jugut për Bashkimin Li Ji Jong konfirmoi se rreth 200 Koreane të Veriut u vendosën në jug vitin e kaluar, që është rreth 80 përqind më pak se në vitin 2019, raporton Reuters.

Në korrik, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbylli kufijtë pasi një person me simptoma KOVID-19 kaloi ilegalisht nga jugu në këtë vend.

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar asnjë rast të COVID-19, megjithëse zyrtarët e Seulit vënë në dyshim këtë mungesë të përhapjes së pandemisë pasi Koreja e Veriut kishte tregti aktive me Kinën para se të mbyllej kufiri, ku virusi u shfaq për herë të parë, tha agjencia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco