Lufta e shtetit italian kundër organizatës mafioze Ndrangheta çon pas hekurave 17 persona

Lufta e shtetit italian kundër organizatës mafioze Ndrangheta çon pas hekurave 17 persona

11:41, 16/02/2021

Policia italiane e Shtetit ka goditur organizatën e tipit mafioz ‘Ndrangheta të Cosentino. Mediat italiane raportojnë se gjatë operacionit janë kryer 17 arrestime mes njerëzve që besohet të jenë të lidhur dhe afër klanit të fuqishëm të ‘Ndrangheta të Forastefano, që vepron në Cassano dhe në territorin e Sibaritide.

Grupi akuzohet për krijimin e një organizate mafioze pastrim parash, zhvatje dhe regjistrim fiktiv i pasurive. Agjentët po kryejnë gjithashtu disa konfiskime të kompanive dhe bizneseve.

Hetimet në klanin e 'Ndrangheta Forastefano, e cila çoi në arrestimin e 17 personave në Sibaritide, zgjatën tre vjet dhe u kryen nga skuadra mobile Cosenza, e udhëhequr nga Zëvendës Shefi Fabio Catalano dhe Shërbimi Operacional i Policisë Qendrore, dhe drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri, nga deputeti Vincenzo Capomolla dhe nga prokurori antimafia Alessandro Riello.

Një hetim masiv ka goditur fuqishëm organizatën kriminale  Ndrangheta në të gjithë shtetin italian duke çuar pas hekurave qindra pjesëtar dhe krerë të saj, po ashtu janë sekuestruar miliona euro pasuri por edhe para kesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco