Përkeqësohet situata/ Vendi fqinj goditet nga vala e dytë e dëborës, stuhia ‘Medea’ bllokon rrugët

Përkeqësohet situata/ Vendi fqinj goditet nga vala e dytë e dëborës, stuhia ‘Medea’ bllokon rrugët

22:35, 15/02/2021

Gjatë ditës së sotme, reshjet e dëborës kanë përfshirë Athinën dhe pjesën më të madhe të vendit duke bllokuar qarkullimin në disa zona.

Sipas raportimeve nga mediat greke, stuhia “Medea” ka bllokuar disa rrugë në Greqi.

Rruga Athinë-Lamia është bllokuar për 24 orë, ndërsa parashikimet flasin për një përkeqësim akoma më të madh të motit në vendin fqinj.

Sipas ministrit të Mbrojtjes Civile greke, Michalis Chrysochoidis situata pritet që të përkeqësohet.

Policia deklaroi se qarkullimi po vazhdon për momentin dhe gjendja do të vlerësohet çdo orë, kështu që nëse është e nevojshme, trafiku do të ndalet gradualisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco