‘Stërvitje ushtarake me bomba të vërteta’/ Izraeli përgatitet për luftë me Hesbullahun në Liban

‘Stërvitje ushtarake me bomba të vërteta’/ Izraeli përgatitet për luftë me Hesbullahun në Liban

17:04, 15/02/2021

Që prej të dielës, Forcat Ajrore izraelite kanë planifikuar kryerjen e një stërvitjeje ushtarake duke u përgatitur për një luftë në veri të vendit njoftuan gjatë ditës së sotme burime ushtarake.

Stërvitja ka qëllim përmirësimin e gatishmërisë së forcave ajrore në rast të një lufte me Hesbullahun në Liban, raporton Jeruselam Post.

Në stërvitje janë duke marrë pjesë një numër i madh avionësh dhe helikopterësh, ndërsa parashikohet edhe përdorimi i bombdave reale.

Në lidhje me këtë, ushtria ka njoftuar se mund të dëgjohen edhe shpërthime në veri të vendit.

Ky zhvillim ka rikthyer frikën për një luftë tjetër me Izraelit dhe Hesbullahut si ajo e vitit 2006, gjë që shkaktoi shkatërrimin e një pjese të mirë të infrastrukturës së jugut të Libanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco