Nëntë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Nëntë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

16:41, 15/02/2021

Maqedonia e Veriut ka regjistruar nëntë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe, nga 755 testime, 51 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka kryer 487.716 testime për COVID-19. Numri i të infektuarve ka shkuar në 97.101, 87.960 të shëruar dhe 2998 të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco