Erdogan i drejtohet SHBA-s: Ose do të jeni me ne ose kundër nesh

Erdogan i drejtohet SHBA-s: Ose do të jeni me ne ose kundër nesh

15:21, 15/02/2021

Rexhep Tajip Erdogan ashpërsoi tonet sot mbi Shtetet e Bashkuara . Sipas SKAI, presidenti turk iu drejtua Uashingtonit duke e thirrur atë të ndalonte mbështetjen e "terroristëve".

 Erdogan ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e luftëtarëve Kurdë që vranë trupat turke në Irak. "Ju jeni qartë prapa PKK dhe YPG," tha ai.

Në fakt, ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara "ose të qëndrojnë pranë Turqisë ose kundër saj". "Nëse jeni me ne në NATO, do të jeni të sinqertë me ne. Ju do të jeni pranë nesh. "Jo pranë terroristëve," tha ai .Kujtohet se të Shtunën, Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha se anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) kishin rrëmbyer dhe vrarë 13 Turq në Irak. Megjithatë, PKK pretendon se 13 Turqit u vranë gjatë bombardimeve nga forca ajrore turke dhe nuk u vranë nga ata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco