SH.B.A. uron qeverinë e re italiane

SH.B.A. uron qeverinë e re italiane

14:14, 15/02/2021

"Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie të gjatë dhe historike me Italinë. Ne përgëzojmë qeverinë e re italiane dhe shpresojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin për të rritur rezultatet tona dhe për të adresuar shumë sfida me të cilat përballemi si një komunitet global":  komentoi një zëdhënës i departamentit të shtetit mbi ekzekutivin e ri të udhëhequr nga Mario Draghi në ANSA.

Ndërsa disa orë më parë, ishte Presidenti Joe Biden i cili uroi Draghin në llogarinë e tij në TWitter, me shpresën e një "bashkëpunimi të ngushtë" për të trajtuar sfidat globale, nga Covid te ndryshimi i klimës.

'Urime, Kryeministër Mario Draghi. Unë pres që të punojmë ngushtë me ju për të thelluar marrëdhënien tonë të fortë dypalëshe, për të bashkëpunuar gjatë udhëheqjes tuaj G20 dhe për të adresuar sfidat globale, nga Covid te ndryshimi i klimës": shkroi në Tëitter Joe Biden.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco