Një kaola u shpëtua pas grumbullimit të 5 makinave në autostradën Australiane

Një kaola u shpëtua pas grumbullimit të 5 makinave në autostradën Australiane

13:21, 15/02/2021

Një koalë është shpëtuar pasi shkaktoi një grumbullim me pesë makina, ndërsa përpiqej të kalonte një autostradë me gjashtë korsi në Australinë e Jugut.

Policia tha se trafiku i rëndë të hënën në mëngjes shkaktor një pèrplasje në qytetin e Adelaidësdhe disa lëndime por askush nuk kërkoi një ambulancë.

Shpëtimtari i kafshës tha se ajo doli nga makina e saj për të hetuar se çfarë e kishte shkaktuar grumbullimin, dhe kuptoi që ihste një kaolë.. 

Nadia Tugwell, me pallton e saj në dorë, u bashkua me një të huaj duke shtrënguar një batanije në një përpjekje për të kapur kaolën.

Një ndarës i autostradës prej betoni kishte bllokuar kalimin e koalës.

"Koala nuk ishte dëmtuar absolutisht në asnjë mënyrë," tha Tugwell. "Ishte shumë aktive, por shumë e qetë."

Sapo mori koala-n, Tugwell u drejtua me makinë drejt një stacioni karburanti për t'ia dorëzuar kafshën shpëtimtarëve të botës së egër. 

Tugwell tha se ajo kishte mësuar nga përvoja e kaluar si të qetësonte koalat duke mbuluar sytë e tyre. 

"Unë jetoj në kodra, dhe nëse i lini të bëjnë atë që duan të bëjnë dhe nuk i ndiqni ata ose diçka tjetër, ata janë mirë", tha Tugwell.

Prerjet prej lëkure të automjetit të saj luksoz u gërvishtën nga kafsha, por Tugwell tha se fundi i lumtur ia vlente dëmtimit.

Më vonë, koala u lëshua në një pyll , shumë larg autostradës.

Image

Image

Image

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco