Shtetet e Bashkuara festojnë sot Ditën e Presidentëve

Shtetet e Bashkuara festojnë sot Ditën e Presidentëve

10:40, 15/02/2021

Shtetet e Bashkuara festojnë sot Ditën e Presidentëve, një festë federale që shënohet të hënën e tretë të shkurtit për nder të George Washington, presidentit të parë të SHBA, i cili lindi më 22 Shkurt 1732, njoftoi Ambasada amerikane në Tiranë.

Kjo festë është caktuar për të nderuar Presidentët e tanishëm dhe të kaluar të Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë ndikuar për ta bërë SHBA vendin që është sot. 

Secila prej bibliotekave dhe muzeve presidencialë të SHBA ofron njohuri për personalitetin e një ish-udhëheqësi të Shteteve të Bashkuara. Është kjo arsyeja pse studiuesit dhe turistët janë dyndur në këto site, të administruara nga Arkivat Kombëtare, që nga momenti kur biblioteka e parë presidenciale, në nder të Presidentit Franklin D. Roosevelt, u hap në 1941.

Të vendosura në shtetet e ish-presidentëve, komplekset nderojnë trashëgimitë e presidentëve, nga Herbert Hoover te George W. Bush (përjashtim bëjnë Presidenti Barack Obama, godina e të cilit është ende në ndërtim në Çikago dhe Presidenti Donald Trump, ndërtesa për të cilin s'ka nisur ende). Çdo koleksion u ofron vizitorëve mundësinë për të kuptuar më mirë ngjarjet që i kanë dhënë formë Amerikës dhe botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco