Paris/ Sulmohet në shtëpinë e tij shkrimtari hebre

Paris/ Sulmohet në shtëpinë e tij shkrimtari hebre

14:11, 14/02/2021

Shkrimtari hebre Marek Halter është sulmuar në shtëpinë e tij në Paris natën midis së premtes dhe të shtunës, nga dy burra, të cilët e goditën dhe i thanë të mos bërtistë.

Shkrimtari një i mbijetuar i Holokaustit është shprehur se dy burrat nuk vodhën asgjë, madje dhe kartën e tij kreditit e lanë në tryezë, për të treguar se nuk ishte ajo që i interesonte.

“Ata donin të më trembnin’ është shprehur Halter.

Halter raportoi gjithashtu sulmin në mikrofonat e Le Figaro, duke deklaruar se ai kishte denoncuar sulmin dhe në polici.

Sulmi -  "Unë isha përgjumur në karrigen time, duke kontrolluar librin tim, kur ndjeva një prani dhe pashë një njeri me kapuç mbi mua, dhe një tjetër në derë", tha shkrimtari për gazetën franceze. 

"Ata të dy mbanin doreza të zeza dhe ata dukeshin profesionistë, të shkathët. Njëri prej tyre më shqelmoi dy herë, duke më lënë me të nxira dhe disa plagë, pastaj duke thënë" nëse bërtisni, keni vdekur ".

Sipas hetuesve, duket se dy sulmuesit kanë hyrë brenda nga një dritare . 

"Ata gjithashtu morën çelësat e mi , sikur kishin ndërmend të ktheheshin," tha Halter.

Historiku - Shkrimtari i lindur në Poloni është sulmuar disa herë në jetën e tij.  Sipas autorit, sulmi i fundit ka të bëjë me botimin e afërt të librit të tij në të cilin ai sulmon "inteligjencën" fetare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco