Mustafa kërkon që bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më prezente në Luginën e Preshevës

Mustafa kërkon që bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më prezente në Luginën e Preshevës

20:26, 13/02/2021

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafa, ka prita dy delegacione ndërkombëtare në takime të ndara në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ekipin për çështje politike nga zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd,  Angela Zettler dhe Dimitrija Redzic.

Dhe delegacionin e kryesuar nga zv/ambasadorja e Mbretërisë së Holandës,  Anne-Sietske Brinks, Koordinatorin rajonal për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, Jurriaan Middelhoff si dhe zyrtarët e lartë për siguri dhe stabilitetit të Mbretërisë së Holandës nga Beogradi, Sarajeva, Prishtina dhe Shkupi.

"Në dy takimet njoftova me politikat diskriminuese që po i imponohen komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës nga Beogradi zyrtar", tha Mustafa.

Kryetari i KKSh-së  shtoi se pozitën e vështirë dhe abuzimi me të drejtat themelore të të drejtave të njeriut, veçanërisht me procesin e pasivizimit të adresave nga autoritetet policore.

Injorimin e skajshëm në realizimin e marrëveshjeve të nënshtruara nga Qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit institucional e politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Dhe domosdoshmërinë e trajtimit të Luginës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Kërkova që bashkësia ndërkombëtare të ketë prezencë e rol më aktiv sa i përket situatës politike dhe të sigurisë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco