Pakistan: Ngordhin dy tigra 11 javësh nga COVID-19

Pakistan: Ngordhin dy tigra 11 javësh nga COVID-19

12:29, 13/02/2021

COVID-19 i ka marrë jetën dy tigrave 11 javësh, të cilët ngordhën në një kopsht zoologjik në Pakistan.

Dy tigrat ngordhën në kopshtin zoologjik të Lahore më 30 janar, katër ditë pasi filluan trajtimin për atë që zyrtarët menduan se ishte virusi i maceve panleukopenia, raportojnë mediat e huaja. Është një sëmundje që zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë se është e zakonshme në Pakistan dhe synon sistemin imunitar të maceve.

Por një autopsi zbuloi se mushkëritë e tigrave ishin dëmtuar rëndë dhe ata vuanin nga infeksion të rëndë, me patologët që erdhën në përfundim se ata ngordhen nga Covid-19.

Kopshtet zoologjike të Pakistanit shpesh kritikohen nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët thonë se qindra kafshë kanë ngordhur nga kushtet e këqija të jetesës në to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco