Viti 2020 për ekonominë e Britanisë ishte më shkatërruesi në tre shekuj

Viti 2020 për ekonominë e Britanisë ishte më shkatërruesi në tre shekuj

13:01, 12/02/2021

Ekonomia e MB pësoi rënien e saj më të madhe në më shumë se tre shekuj vitin e kaluar, me PBB-në në rënie me gati 10% gjatë vitit 2020.

Kjo do të thotë se pandemia Covid-19 në mënyrë efektive ka zhdukur të gjithë rritjen në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 7 viteve të fundit, duke e kthyer ekonominë afër madhësisë që ishte në 2013.

Rënia prej 9.9% e PBB-së në Mbretërinë e Bashkuar ishte më pak e ashpër sesa pritej, por prapë kapërceu kolapsin 9.7% të përjetuar gjatë Depresionit të Madh në 1921, duke e bërë atë rënien më të keqe vjetore që nga 1709, sipas një baze të të dhënave të Bankës së Anglisë. Kjo ishte kur dimri më i ashpër i Evropës në 500 vjet shkaktoi vdekje dhe shkatërrim

Mbretëria e Bashkuar pësoi një nga recesionet më të këqija midis ekonomive të mëdha vitin e kaluar. Gjermania , për shembull, u mbajt më mirë në pandemi sesa bëri gjatë krizës globale financiare. Vlerësimet e përkohshme sugjerojnë që ekonomia më e madhe e Evropës është kontraktuar me 5% vitin e kaluar. PBB e BE , ndërkohë, pritet të jetë tkurrur 6.4%, sipas Eurostat.

Shtetet e Bashkuara dolën edhe më mirë nga krahasimi, me PBB-në që ulej me 3.5% nga një vit më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco