Policia gjermane e daneze parandalojnë sulme terroriste, 14 të arrestuar

Policia gjermane e daneze parandalojnë sulme terroriste, 14 të arrestuar

12:27, 12/02/2021

Shtatë persona të tjerë u arrestuan të enjten mbrëma në lidhje me rastin e një rrjeti terrorist në Danimarkë, të dyshuar për synim eprodhimit të eksplozivëve dhe planifikimit të sulmeve terroriste ka njoftuar policia daneze. Ky ishte operacion i përbashkët forcave të rendit të Gjermanisë dhe Danimarkës.

Të arrestuarit pretendohet të kenë siguruar përbërës dhe komponentë për prodhimin e eksplozivit dhe armatimit.

Me 6 dhe 8 shkurt ishte njoftuar për 7 persona të arrestuar nga agjencia e inteligjencës së Danimarkës të dyshuar për terrorizëm.

Gjashtë të tjerë u arrestuan në Danimarkë dhe një person në Gjermani të ndërlidhur me të njëjtin rast, siç u njoftua nga ministria e brendshme e Danimarkës mbrëmjen e të enjtes.

“Ne besojmë që ka individë me synim dhe kapacitetet të kryerjes së akteve terrorist në Danimarkë” ka njoftuar policia daneze në një deklaratë mbrëmjen e të enjtes.

Gjashtë të tjerë u arrestuan në Danimarkë dhe një person në Gjermani të ndërlidhur me të njëjtin rast, siç u njoftua.

Policia daneze pritet që të premten të dalë me njoftim për media rreth këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco