Edhe Kim Jong Un pranon dështimin: Po kalojmë krizën më të ashpër ndonjëherë

Edhe Kim Jong Un pranon dështimin: Po kalojmë krizën më të ashpër ndonjëherë

17:31, 11/02/2021

Të mërkurën, Kim Jong Un ka pranuar se Koreja e Veriut po përballet me vështirësitë e saj më të rënda ndonjëherë, duke pranuar kështu si rrallëherë dështimin,  gjatë një takimi të Partisë së Punëtorëve.

Diktatori përballet me atë që duket të jetë kriza më e ashpër e qeverisjes së tij nëntë vjeçare pasi ekonomia tashmë e trazuar goditet nga pandemia e koronavirusit, një valë e katastrofave natyrore verën e kaluar dhe sanksione të vazhdueshme të udhëhequra nga SHBA.

Gjatë kongresit të partisë, Kim i përshkroi vështirësitë si “më të vështirat ndonjëherë”. Kim Jong Un urdhëroi gjithashtu mbikëqyrje më të ashpër ligjore për të mbështetur planet e tij të zhvillimit dhe për të zhdukur akte të ndryshme të paligjshme të lidhura me ekonominë, thanë të enjten media shtetërore, ndërsa ai punon për të shpëtuar ekonominë.

Kim foli të mërkurën gjatë një takimi të Partisë së Punëtorëve të Koresë të mbledhur për të ndjekur vendimet e marra në kongresin e partisë në pushtet në janar.

Muajin e kaluar, ai pranoi që planet e mëparshme ekonomike kishin dështuar dhe njoftoi një plan të ri pesë-vjeçar të zhvillimit midis mbylljeve të kufijve të lidhura me pandeminë që kanë ulur ndjeshëm tregtinë e jashtme të Veriut.

“Kim theksoi rëndësinë për të forcuar mbikëqyrjen ligjore dhe kontrollin mbi krijimin dhe procesin ekzekutiv të planit ekonomik kombëtar,” tha Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco