Kishin gënjyer se pushtuan Everestin, Nepali pezullon për gjashtë vjet alpinistët nga India

Kishin gënjyer se pushtuan Everestin, Nepali pezullon për gjashtë vjet alpinistët nga India

12:24, 11/02/2021

Nepali ka suspenduar dy alpinistë nga India dhe udhëheqësin e ekipit të tyre për gjashtë vjet, pasi një hetim ka zbuluar se ata kishin gënjyer se pushtuan Mount Everestin (8848 metra) në vitin 2016.

Dy alpinistëve dhe udhëheqësit të tyre, u është ndaluar të bëjnë alpinizëm në Nepal për gjashtë vjet, shkruan BBC.

Narender Singh Yadav dhe Seema Raniu Goswami, ishin certifikuar nga departamenti i turizmit i Nepalit atë kohë për pushtimin e Everestit.

Masat ndaj tyre u morën pasi ata dështuan të ofronin dëshmi, kur Yadav u nominua për një çmim.

Kur Yadav u nominua për çmimin “Tenzing Norgay Adventure” vitin e kaluar, deklaratat e tij dhe të alpinistes Seema Rani Goswami, u kundështuan nga alpinistët tjerë.

Zyrtarët e turizmit të Nepalit kanë thënë për AFP-në se gjatë hetimeve dhe dëshmive të marra nga alpinistët tjerë, u zbulua se ata “kurrë nuk kishin pushtuar Everestin” dhe dështuan të ofronin një fotografi të besueshme apo dëshmi tjetër për këtë.

“Në hetimin tonë, zbuluam se dorëzuan dokumente false, përfshirë edhe fotografi. Bazuar në dokumentet dhe komunikimet me zyrtarët tjerë, përfshirë edhe me sherpat, ne arritëm në këtë konkludim”, është thënë nga një zyrtar i Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës së Nepalit.

Yadavi, Goswami dhe udhëzuesi i tyre Naba Kumar Phukon, janë suspenduar për gjashtë vjet, por suspendim që ka hyrë në fuqi nga viti 2016. Po ashtu është anuluar certifikata e tyre e pushtimit të Everestit.

Ministria e Turizmit të Nepalit gjithashtu e ka gjobitur kompaninë që e ka organizuar këtë pushtim dhe sherpat që i kanë përkrahur ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco