Ulqini nuk ka nevojë për zgjedhje, por për zgjidhje

Ulqini nuk ka nevojë për zgjedhje, por për zgjidhje

10:41, 11/02/2021

Analistja Drita Llolla mendon se Ulqini nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, por ka nevojë për zgjidhje. 

Sipas saj pazareve politike duhet t’ju vijë fundi. Partnerët e koalicionit duhet të ishin tërhequr atëherë kur rreziku (i përceptuar) i humbjes së privilegjeve ishte më i lartë. 

Ajo shton se pra, kur ishin në koalicion edhe në nivel qendror. Kjo që po bëni tani përveç se është e shëmtuar është shprehje oportunizmi politik, krizë e simuluar ndërkohë që njerëzit janë të dërrmuar, sa nga pandemia e sa nga probleme që s’kanë nisur nga 2018-ta. 

"Nuk ecet përpara me pazare. Qytetarët janë të lodhur, dhe me të drejtë. Nuk mund t’i mbani më peng as ata dhe as të ardhmen e tyre për interesa të ngushta, meskine. Ulqini ka nevojë për politikë të re, bashkëpunuese, dhe për njerëz që në rradhë të parë do i shërbejnë interesit të qytetarëve", tha Drita Llolla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco