Vdes në moshën 78 vjeçare themeluesi i revistës porno ‘Hustler’

Vdes në moshën 78 vjeçare themeluesi i revistës porno ‘Hustler’

08:07, 11/02/2021

Manjati i pornos Larry Flint, themeluesi i revistës Hustler ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, raportuan mediat amerikane, duke cituar familjen e tij.

Vëllai i tij Jimmy Flint konfirmoi vdekjen e Larry-t për Washington Post.

Sipas kësaj të fundit Larry vdiq në gjumë nga një sulm në zemër.

I lindur në 1942, Flint u rrit në një familje të varfër në Kentaki.

Pas një pune në forcat e armatosura dhe një pune që nuk zgjati shumë në një fabrikë të General Motors, ai hapi Klubin Hustler me vëllain e tij në Dejton, Ohio në 1968.

Në 1973, ai tani kishte një zinxhir të klubeve të striptizmit dhe një gazetë, për t’i promovuar ato.

 Në 1974, ky botim do të shndërrohej në revistën pornografike Hustler, duke konkurruar me Playboy , me fotografi dhe tekste të guximshme me një ton qëllimisht shumë provokues.

I përfshirë në beteja ligjore, ai vazhdoi të rriste perandorinë e tij me botime të tjera, duke ngritur studiot e specializuara me përmbajtje pornografike.

Në vitin 2000, ai madje hapi një kazino në Los Angeles, ku jetoi për dekada.

 Flint ia kushtoi jetën lirisë së fjalës. 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco