Komuna e Bujanocit pranoi 200 mijë euro nga Kosova

Komuna e Bujanocit pranoi 200 mijë euro nga Kosova

12:12, 10/02/2021

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifit, tha se sot, realizuan edhe një transfer financiar me vlerë prej 200.000 € nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Sipas tij ky transfer u realizua duke u bazuar në kërkesën tonë drejtuar kryeministrit Hoti për sanimin e dëmeve nga vërshimet e fundit që përfshinë komunën tonë.

Ai tregoi se mjetet e marra do të shfrytëzohen për sanimin dëmeve infrastrukturore, duke filluar nga Malësia e Bujanocit e këndej. 

"Shfrytëzoj rastin të falemnderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryeministrin në detyrë, deputetin e Parlamentit të Kosovës Faton Bislimin për insistimin e tij të vazhdueshëm, si dhe një falemnderim të posaçëm për drejtorin e Thesarit të Kosovës Ahmet Ismajli për angazhimin e tij të pakursyer që mjetet të transferohen sa më shpejt", tha kryetari i Bujanocit Nagip Arifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco